Adhuruesve të tatuazheve shpesh iu është thënë se boja e tyre do të jetë diçka për të cilën do të pendohen kur të plaken – por një gjyshe ka sfiduar njerëzit dhe ka bërë tatuazhin e saj të parë në moshën 81-vjeçare.
Përdoruesja e TikTok, Cliona Murphy, e cila poston në llogarinë @clionamurphy78, tregoi në aplikacion një video të gjyshes së saj duke treguar tatuazhin e saj, transmeton Telegrafi.
Në videon që fitoi qindra mijëra shikime, mbesat e gruas shiheshin duke bërë një imitim viral, së bashku me gjyshen që tregon tatuazhin e saj fluture në dorë.
“Tatuazhi i parë në moshën 81-vjeçare”, thuhet në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/
@clionamurphy78First tattoo at age 81?♬ Use this sound if u want to dismantle capitalism – Erin