Audrey Prudence nga Britania e Madhe, që u betua se më kurrë nuk do ta hante ushqimin italian që kur ia mbajtën burrin peng, e ka thyer paktin 70-vjeçar.
Derisa bashkëshorti saj Jack po i shërbente forcave britanike, kishte rënë në duart e ushtarëve të Musolinit, që e kishin mbajtur në burg për tri vjet e gjysmë, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj kohë, ai kishte mbijetuar vetëm me nga një supë drithërash në ditë, ndërsa nusja tij e re, vuante që ai po keqtrajtohet.
“Kënaqeshim duke ngrënë makarona, pasta dhe pica, por ajo as nuk i shikonte, megjithëse i kishin pëlqyer më parë” ka thënë mbesa e 94-vjeçares.
Mirëpo, pasi i mbijetoi një sulmi në zemër dhe janë bërë dhjetë vjetër që kur bashkëshorti aj është ndarë nga jeta, nipërit i thanë të provonte një picë.
“E hëngri një copë dhe i shijoi shumë, andaj kërkoi që t’ia përgatisnim sërish, por më pak të djegur dhe sa më të butë” ka qenë kërkesa e Prydence.
Tani që e ka kryer këtë agjërim të pazakontë, gjyshja planifikon që ditëlindjen e radhës ta festojë me të gjithë të afërmit dhe të mbushë 100 vjet, që Mbretëresha t’ia dërgoj një urim. /Telegrafi/