Site icon Telegrafi

Gjyshja 84-vjeçare garon në kërcimin me shkop, e vetmja garuese në kategorinë e asaj moshe (Video)

Moshataret e saj as që do e mendonin, por një 84-vjeçare planifikon edhe të merr pjesë në garat e kërcimit me shkop – sport të cilin e ka nisur kur i kishte 65 vjet.

Flo Filion Meiler nga Vermonti i Shteteve të Bashkuara, ka aplikuar në një gare atletike që do të zhvillohet së shpejti në Poloni, transmeton Telegrafi.

Fituesja e më se 750 medaljeve, që ka marrë pjesë në gara për kërcim së largu, vrapim me pengesa për 60 metra, vrapim deri në 800 metra, pesëgarësh dhe kërci me shkop, për të cilën është shumë e aftë.

Energjike dhe trup shkurtër, kjo gjyshe thotë se ndihet më shumë sikur të jetë në fillim e viteve të 70-ta.

“Ushtroj gjithmonë nga pesë ditë në javë, ndërsa tani që do të marr pjesë në garë, po ushtroj nga gjashtë ditë. Jam shumë e interesuar të fitoj” ka thënë Meiler.

Me të kuptuar që është e vetmja garuese në kategorinë e asaj moshe, ajo edhe mund të thyje rekord si përsoni më i vjetën në kërcimin me shkop.

Andaj, atë po e stërvitin ekspertët e Universitetit të Vermontit, në mënyrë që ajo të del fitimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version