Telegrafi

Gjyshja 76-vjeçare qëndron në cepin e dritares së katit të katërt për të pastruar xhamat (Foto)

Mo Kam Tai i bën fqinjët e lagjes të mbajnë frymën, derisa ajo i pastron xhamat e dritares së katit të katërt në ndërtesën që ndodhet në Glasgow të Skocisë.

Megjithëse është 76-vjeçare, ajo nuk ndalon së rrezikuari duke qëndruar në cep të parmakut për të kryer këtë rutinë, transmeton Telegrafi.

Amvisës që është shumë krenare me pastërtinë e banesës së saj, i është kërkuar që të mos e bëjë këtë punë por ajo bindet. Madje, djali saj i ka paguar një ekip pastrimi, mirëpo Tai që është disa herë gjyshe, dëshiron ta kryej pastrimin vet.

“Pastrimi i xhamave në mënyrë Glasgow” është komenti që e shoqëron fotografinë e cila është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Fqinjët dhe familjarët e gruas që jeton në atë banesë prej 25 vitesh kanë komentuar për eksperiencat e tyre rreth pastrimit që bën ajo. /Telegrafi/