Edie Simms nga St. Louis i Shteteve të Bashkuara që i ka 102 vjet, gjithmonë kishte pasur dëshirë që një ditë policia ta prangosë, dhe normalisht se këtë dëshirë ata ia realizuan.
Ajo asnjëherë nuk kishte pasur problem me policinë, kurse arrestimi ishte në listën e gjërave që ajo dëshironte t’i bënte, pasi ishte e etur ta dijë se çfarë ndjenje është të kesh duart e lidhura, transmeton Telegrafi.
Policia kishte vendosur t’ia plotësojë dëshirën, dhe kështu e kanë futur në karriget e pasme të veturës së policisë. Më pas ajo është përcjellë për në stacionin e policisë me duart e lidhura.
“Jam kënaqur, i kam pasur duart e lidhura me pranga”, ka deklaruar gjyshja.
Dhe në stacionin e policisë kanë zbuluar se Edie nuk është ndonjë “kriminele” që është kapur në shtëpinë e pleqve. /Telegrafi/