Reperi Ledri Vula, që po konsiderohet më i pëlqyeri, angazhuari e i famshmi, është djalë i vetëm dhe dashuria më e madhe e prindërve e gjyshërve të tij.
Siç ka treguar edhe vetë krijuesi i hitit “U harruam”, ai është rritur i rrethuar nga një dashuri shumë e madhe, që vazhdon ta ndjej fuqishëm.
Ledri kthehet përherë me kënaqësi të madhe tek prindërit e të ëmës në Vushtri. Vula ka thënë se përherë e presin me gjërat më të mira.
Gjyshi i Ledrit i ka bërë 83 vjeç dhe është në formë e duket mjaft sportiv. /Kosovarja/Telegrafi/