Site icon Telegrafi

Gjyqtari i ‘urryer’ nga Real Madridi, Hernandez e kishte pranuar se ishte tifoz i Barcelonës kur ishte djalë i ri

Është e vërtet që shumica e gjyqtarëve të nivel të lartë kanë pasur një ekip të preferuar kur ishin fëmijë.

Gjyqtari i akuzuar nga Real Madridi, Alejandro Hernandez Hernandez, ishte një mbështetës i Barcelonës kur ishte djalë i ri.

Në një intervistë të botuar në qershor të vitit 1994, ai ishte një gjyqtar i ri me vetëm 11 vjeç, kur deklaroi lidhjen e tij me Barcelonën, duke përmendur admirimin e tij për Romario dhe Michael Laudrup, dy yje të klubit katalanas në atë kohë.

“La Voz de Lanzarote” publikoi intervistën në vitin 1994, me Hernandez Hernandez që e kishte ëndërr të gjykonte skuadrën spanjolle.

Tani, 26 vjet më vonë, intervista është rishfaqur për shkak të barazimit 1-1 në derbin e së dielës në Madrid, me Hernandez Hernandez që mori përgjegjësinë dhe nuk dha një penallti për një lojë me dorë në zonë të Felipe, edhe pasi shikoi në monitor.

“Ne nuk kemi pasur fat me Hernandez Hernandez … sërish,” deklaroi pas ndeshjes drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno.

Kjo nuk është hera e parë që Real Madridi është zhgënjyer me gjyqarin dhe tani kanë një listë prej 10 rasteve që ata besojnë se Hernandez Hernandez ka gabuar. /Telegrafi/

Exit mobile version