Telegrafi

Gjyqtari u dha të kuqe, e pabesueshme çka i bën atij futbollistët (Video)

Salih Dursun, mbrojtësi i Trabzonsporit, luajti një “skenë” të çuditshme një muaj më parë, duke i treguar një karton të kuq gjyqtarit.

Me rezultatin 1-1, Deniz Bitnel dha një penalti për Galatasaray, në minutën e 87-të dhe dëboi Dursun me karton të kuq. I trazuar nga vendimi, Dursun ia mori kartonin e kuq nga dora gjyqtarit dhe iu kundërpërgjigj, duke ia treguar atij atë, para se ta shihte jashtë loje veten e tij.

Gjatë fundjavës së kaluar, mbrojtësi Bitnel dhe lojtarët e Trabzonspor ishin të habitur, kur panë sërish të njëjtin gjyqtar t’i gjykonte në një miqësore me Samsunspor.

Ishte vetë Dursun, ai që kishte shprehur gatishmërinë të bënte drejtësi në këtë miqësore. Ai nënshkroi paqen përfundimtare me lojtarin që kishte ndëshkuar me të kuqe. Madje, Ali Sukru Belduzu e mori mbi supe gjyqtarin dhe e nxori deri në pistën e stadiumit “kalaçafë”, ndërkohë që u përqafua me të gjithë lojtarët.

Tifozët në stadium kishin duartrokitje.