Telegrafi

Gjyqtari turk në ndeshjen e dytë të finales Bashimi-Prishtina

Pasi që në ndeshjen e parë finale gjyqari kryesor i ndeshjes ishte maqedonasi Zoran Mitrevski, skuadrat finaliste të Superligës, Bashkimi e Prishtina, do të vazhdojnë me ritëm të njëjtë edhe në përballjen e dytë të serisë.

Kështu, FBK sot ka bërë të ditur se referi turk Yener Yilmaz do të ndajë drejtësinë në përballjen e dytë të serisë finale ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës që zhvillohet nesër mbrëma në Sezai Surroi, ndërsa ndihmës do të jenë Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni.

Bashkimi udhëheq serinë ×nale 1-0 pasi që mposhti Sigal Prishtinën në duelin e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve duke e mposhtur me 10 pikë dallim.