Është ndoshta një befasi shumë e madh, por tashmë UEFA ka vendosur zyrtarisht për gjyqtarin që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë mes Juventusit dhe Barcelonës.
Bëhet fjalë për polakun Simon Marciniak i cili ishte edhe gjyqtari i ndeshjes së parë mes PSG-së dhe Barcelonës e cila përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të francezëve.
Zgjedhjen e UEFA-s në kampin katalanas e kanë cilësuar si një provokim pasi në dukje ngre “hijet” e fantazmave të asaj nate të tmerrshme që përjetoi Messi me shokët.
Kujtojmë që prej vitit 2011, Marciniak është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. /Telegrafi/