Site icon Telegrafi

Gjyqtari reagoi i zhgënjyer kur Lacazette e humbi një rast fantastik ndaj Liverpoolit

(Foto: Screenshot/Twitter/SkySports/The Sun)

Nuk ka dyshim se sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette, është zhgënjyer pas një mundësie të artë për të shënuar që e humbi në ndeshjen kundër Liverpoolit në Anfield.

Francezi e zhbllokoi rezultatin pas një gabimi nga Andy Robertson në minutën e 25-të të takimit. Mirëpo, vetëm tri minuta më pas Sadio Mane e barazoi rezultatin, kurse Robertson e përmirësoi gabimin duke e kthyer rezultatin në favor të vendasve.

Në vazhdim, Lacazette e pati mundësinë që ta barazonte rezultatin për Topçinjtë. 29-vjeçari u gjet i vetëm përballë portierit Alisson Becker në zonë, mirëpo goditja e tij përfundoi në trupin e gardianit të Redsave.

(Foto: Screenshot/Twitter/SkySports/The Sun)

Ndërkaq, të zhgënjyer nuk mbetën vetëm lojtarët dhe tifozët e Arsenalit, por edhe gjyqtari i takimit, Craig Pawson.

Kamerat e kanë kapur reagimin e gjyqtarit që ndau drejtësinë në kryendeshjen e xhiros së tretë në Ligën Premier që është bërë hit në rrjetet sociale.

Liverpooli i shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fund të takimit për ta fituar bindshëm sfidën. /Telegrafi/

 

https://twitter.com/Asem_b3ba_dabi/status/1310702869520277506

Exit mobile version