Zvicra ka triumfuar kundër Shqipërisë me rezultat 2:1.
Gjyqtari kryesor, Carlos Velasco Carballo në minutën e 36-të takimit i tregoi kartonin e dytë të verdhë kapitenit të kuqezinjve, Lorik Cana, gjegjësisht të kuqin.
Kjo ka bërë që spanjolli të hyj në histori të kampionateve evropiane, pasi që në këtë garë deri më tani ka treguar tre kartonë të kuq.
Kështu spanjolli ka lënë pas gjyqtarin uellsian, Clive Thomas, i cili në të kaluarën ka përjashtuar dy futbollistë gjatë tërë një kampionati evropian.
Para Canës ai kishte ndëshkuar në vitin 2012 grekun Sokratis Papastathopoulos dhe polakun Wojciech Szczesny. /Telegrafi/