Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Turqisë ditën e shtunë në Antalya, në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’.
UEFA ka përcaktuar që ky takim të drejtohet nga gjyqtari hungarez, Tamas Bognar, i cili për asistent do të ketë dyshen, Balazs Buzas dhe Zsolt Varga, transmeton KP.
Bognar së fundmi ka gjykuar ndeshjen në mes të Lihtenshtajnit dhe Shqipërisë e luajtur më 6 tetor në Vaduz, e cila u mbyll me fitoren e kuqezinjve.
Takimi i përfaqësueses sonë do të zhvillohet nga ora 18:00, ditën e shtunë.