Site icon Telegrafi

Gjyqtari që ia mohoi golin e pastër Messit vazhdon me gabime trashanike, akordon penallti dy metra jashtë zonës (Foto/Video)

Gjyqtari që ia mohoi golin e rregullt Lionel Messit ndaj Valencias në La Liga, Ignacio Iglesias Villanueva ka bërë edhe një gabim trashanik. 

Java e fundit e nëntorit ishte një javë e vështirë për gjyqtarin e njohur spanjoll.

Kjo pasi Ignacio Iglesias Villanueva ka vazhduar me gabime trashanike brenda futbollit spanjoll.

Lexo po ashtu Topi kalon vijën, por gjyqtari nuk ia pranon golin Messit ndaj Valencias (Video)

Pasi nuk pranoi golin e pastër të Lionel Messit në Mestalla ndaj Valencias të dielën, ai solli polemika edhe në Copa del Rey.

Pamje të qarta ku shihet prekja e topit me dorë jashtë zonës!

Gjyqtari kryesor i takimit akordoi një penallti në favor të Espanyol për shkak të një prekje të topit me dorë nga lojtari i Tenerifes, Jorge Saenz.

Pamja nga një pozicion tjetër vërteton prekjen e topit me dorë jashtë zonës..

Megjithatë, prekja e topit nga Saenz u bë qartë jashtë zonës dhe vendimi i gjyqtarit irritoi të gjithë.

Incidenti ndodhi në minutën e 34 të ndeshjes të së enjtes kur një goditje nga Alvaro Vazquez u bllokua nga lojtari i Tenerifes.

Lexo po ashtu Momenti kur Messi ia shpjegonte gjyqtarit se topi ishte brenda vijës së portës (Video)

Topi u ndal në mënyrë të qartë nga dora e lojtarit, por në një distancë të konsiderueshme nga vija e 16-metërshit.

Megjithatë, Iglesias Villanueva, i cili nuk ishte larg rastit dha një penallti pavarësisht nga protesta të ashpra nga ekipi ishullor. /Telegrafi/

Rastin e penalltisë mund ta ndiqni nga minuta 1:11: 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=71&v=AG5dzCZFDHo

 

Exit mobile version