Komisioni i Gjyqtarëve të Kosovës ka pezulluar gjyqtarin Qëndrim Vata.
E krejt kjo u bë shkaku i një postimi të gjyqtarit në rrjetet sociale ku kishte fyer kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Vata ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar falje, pasi sipas tij i është hakuar llogaria e tij në rrjetin social Facebook.
Vata ndër të tjera ka thënë se nuk ka të bëjë fare me parti politike pasi është person i sportit.
Gjithsesi Komisioni i Gjyqtarëve të Kosovës ka vendosur ta pezullojë gjyqtarin Vata dhe e ka dërguar lëndën në Komisionin Disiplinor të FFK-së.
Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë KD i FFK-së për gjyqtarin nga Ferizaj. /Telegrafi/