Kanë ardhur dy përjashtime të shpejta nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Atletico Madridit.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Emirates kanë filluar tensionet qysh në minutën e parë.
Loja e shpejt dhe gjykimi rigoroz i gjyqtarit kryesor të sfidës, francezit Clement Turpin, ka nervozuar skuadrën e Atleticos.
Turpin ka ndëshkuar me kartonë të verdhë mbrojtësin kroat, Sime Vrsaljko, pas vetëm dy minutave, pas një ndërhyrje.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe gjyqtari francez në minutën e 10-të ia ka treguar edhe kartonin e dytë të verdhë kroatit, duke e larguar nga ndeshja.
Ky largim me të kuq ka nervozuar gjithë skuadrën e Atleticos, por edhe trajnerin e tyre, argjentinasin Diego Simeone.
Pas këtij përjashtimi, Simeone reagoi ashpër, por ndeshja vazhdoi normalisht.
Por, pas vetëm dy minutave, argjentinasi protestoi përsëri në një ndërhyrje ndaj lojtarit të tij Lucas Hernadez, dhe gjyqtari kryesor e përjashtoi edhe këtë nga loja. /Telegrafi/