Site icon Telegrafi

Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Oliver: Real Madridit iu mohua një penallti

Real Madridi u ankua se nuk iu dha një penallti në fillim të ndeshjes El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou dhe sipas ish-gjyqtarit spanjoll, Andujar Oliver, klubi madrilen kishte të drejtë.

Ivan Rakitic kapi Raphael Varanen dhe ish – gjyqtari Oliver mendon se kishte mjaft për një goditje në vend që të ishte dhënë.

“Ka një tërheqje nga Rakitic në  Varanen. Tërheqja është e qartë”.

“Me VAR, kjo është penallti, një penallti shumë e qartë”.

“Para kësaj, Varane kishte gjithashtu në dyluftim me Clement Lenglet, por në atë rast nuk kishte mjaftueshëm për një penallti”, ka thënë Oliver për Marca. /Telegrafi/

Exit mobile version