Gjyqtari i ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Botëror ndërmjet Portugalisë dhe Serbisë, Danny Makkelie, ka kërkuar falje për gabimin e tij.
Ai ka thënë për gazetën A Bola se i ka kërkuar falje trajnerit Fernando Santos, si edhe pjesës tjetër të skuadrës.
“E gjitha që mund të them është se i kam thënë trajnerit dhe ekipit se më vjen keq për atë që ka ndodhur. Si ekip i gjyqtarëve, vazhdimisht angazhohemi që të marrim vendimet e duhura. Kur jemi në lajme për arsye të këtilla, nuk jemi aspak të kënaqur”, citohet të ketë thënë Makkelie.
Kujtojmë që në ndeshjen e Grupit A, Cristiano Ronaldo shënoi një gol në minutat shtesë, mirëpo gjyqtari anësor nuk e pa që topi e kaloi vijën fatale dhe goli nuk u pranua.
Përkundër reagimit të superyllit të Juventusit, Portugalia u desh ta pranonte një pikë nga barazimi 2-2. /Telegrafi/
PORTUGAL HAVE BEEN ROBBED.
CRISTIANO HAS BEEN ROBBED OFF A WINNER…https://t.co/MiJb2UP37A
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) March 27, 2021