Site icon Telegrafi

Gjyqtari i Inter – Juve të vitit 1998: Nuk do të ishte penalti në Ronaldon as me VAR

Ish-gjyqtari Piero Ceccarini, ka mbrojtur vendimin e tij që të mos japë penalti në favor të Interit ndaj Juventusit në vitin 1998 duke thënë se as VAR sot nuk do të konsideronte se ajo ishte penalti.

Incidenti ndodhi pikërisht 20 vjet më parë, por vazhdon të jetë një ngjarje kontraverse edhe në ditët e sotme.

Me Bianconerët që ishin duke avansuar, Ronaldo dhe Mark Iuliano u përplasën në zonë, teksa Ceccarini la përparësi që të zhvillohet ndeshja.

Luigi Simoni, i cili isht trajner i Interit atë kohë, ka thënë se “historia do të ishte ndryshe” nëse VAR do të ishte prezente edhe atë kohë, por gjyqtari i takimit nuk e sheh njëjtë.

“Unë e kam thënë në shumë raste tashmë, ndoshta njerëzit nuk po më dëgjojnë”.

“Bashkë me komentatorët atë kohë, ka pasur ish lojtarë të interit si Collovati dhe ish gjyqtari Chiesa, që kanë thënë se nuk ishte penalti”.

“Unë isha i sigurtë se edhe nëse do të isha sot në fushë, jam i sigurtë se vendimi do të mbetej i tillë. Nëse Collovati dhe Chiesa do të ishin në VAR nuk do të më thërrisnin që të rishikoj incidentin”.

“Nëse do të shikoja në monitor incidentin do të thosha se Ronaldo ka ndërhyrë ndaj Iulianos”, u shpreh Ceccarini.

Kjo fitore e Juventusit ja pamundësoi Interit që të fitojë titullin atë sezon.

Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave vazhdon të jetë që prej asaj kohe dhe u rrit edhe më shumë pas Calciopolit.

Interi i shkon Juventusit të premtën në Allianz Stadium për derbin e parë të këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version