Interi ka gjetur golin e parë në ndeshjen e javës së tretë të Serie A ndaj Spalit.
Është sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, i cili ka shënuar nga penalltia për epërsinë 1-0 të Interit.
Goli i Icardit erdhi në minutën e 27 të ndeshjes pasi në zonë u pengua Joao Mario.
Gjyqtari i ndeshjes fillimisht akordoi goditje dënimi, por pas shikimit të videove në VAR ndërroi mendimin dhe akordoi penallti. /Telegrafi/
Javier Zanetti reaction to the penalty finally given is priceless #InterSpal pic.twitter.com/8RXHCL4w48
— Scot Munroe (@scot_munroe) September 10, 2017