Këshilli penal nga Reparti për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkupi 1, refuzoi ankesat e të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe mbrojtjes së tij, në lidhje me rastin e PSP-së në lënë “Tank”, lidhur me furnizimin e mercedesit luksoz.
Në seancën e sotme në Këshillin Penale, pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive tek ankesat, i njëjti ka sjell vendim ku ka refuzuar ankesat dhe ka vërtetuar vendimin e gjyqtarit për zbatimin e sanksioneve, informojnë ngaGjykata Penale Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje shtojnë se vendimi është dërguar palëve në procedurë dhe i njëjti është ekzekutiv menjëherë pas marrjes së vendimit nga palët.
Kjo do të thotë se kur Gruevski do ta marr vendimin në dorë do të duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares./Telegrafi/