Telegrafi

Gjyqtarët kosovarë caktohen për ndeshje ndërkombëtare

Foto: ffk-kosova.com

Në ndeshjet miqësore ndërkombëtare të cilat do të zhvillohen gjatë këtij muaji drejtësinë do ta ndajnë edhe gjyqtarët kosovarë.

Gjyqtarit Genc Nuza i është besuar ndeshja miqësore Shqipëri – Itali, ndërsa gjyqtarit Visar Kastrati ndeshja Turqi – Skoci.

Më poshtë janë të paraqitura të gjitha ndeshjet dhe gjyqtarët kosovarë që do të jenë të angazhuar në ditët e ardhshme:

Shqipëri – Itali; 16.11.2022, ora 20:45, “Air Albania Stadium”

Gjyqtar kryesor: Genc Nuza

Asistent i parë: Fatlum Berisha

Asistent i dytë: Bujar Selimaj

Gjyqtar i katërt: Juxhin Xhaja (Shqipëri)

VAR: Emanuela Rusta (Shqipëri)

AVAR: Enea Jorgji (Shqipëri)

Turqi – Skoci 16.11.2022, ora 18:00, “Diyarbakir Stadium”

Gjyqtar kryesor: Visar Kastrati

Asistent i parë: Edmond Zeqiri

Asistent i dytë: Granit Hyseni

Gjyqtar i katërt: Zorbay Küçük (Turqi)

VAR: Alban Shala

AVAR: Lumturije Muhadri

Turqi (Femrat) – Jordani (Femrat) 12 dhe 15 Nëntor 2022

Gjyqtar kryesor: Mirela Çemeri (Shqipëri)

Asistent i parë: Fatmir Sekiraqa

Asistent i dytë: Besnik Morina

Gjyqtar i katërt: Neslihan Muratdağı (Turqi)

Kosovë – Armeni 16.11.2022, ora 18:00, Stadiumi “Fadil Vokrri”

Gjyqtar Kryesor: Eldorjan Hamiti (Shqipëri)

Asistent i parë: Ridiger Cokaj (Shqipëri)

Asistent i dytë: Rejdi Avdo (Shqipëri)

Gjyqtar i katert: Gramos Shala

Kosovë – Ishujt Faroe 19.11.2022, ora 18:00, Stadiumi “Fadil Vokrri”

Gjyqtar Kryesor: Juxhin Xhaja (Shqipëri)

Asistent i parë: Denis Rexha (Shqipëri)

Asistent i dytë: Nertil Bregasi (Shqipëri)

Gjyqtar i katërt: Dardan Çaka