Site icon Telegrafi

Gjyqtarët e VAR-it që anuluan një gol të rregullt të Liverpoolit marrin dënimin

Gjyqtarët Darren England dhe Dan Cook, të cilët ndoqën ndeshjen e Ligës Premier midis Liverpool dhe Tottenham nga dhoma e VAR-it, u dënuan me dy ndeshje pas gabimit trashanik kur u anulua një gol i rregullt.

Liverpooli humbi 2-1 nga Tottenham, ndërsa Reds mbetën me nëntë lojtarë pasi Curtis Jones dhe Diogo Jota u përjashtuan.

Liverpool kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Luis Diaz, i cili mposhti portierin Guglielmo Vicario. Por, goli u anulua nga gjyqtari për shkak të pozitës jashtëloje.

Lexo po ashtu Liga Premier pranon gabimin trashanik në dëm të Liverpoolit kur iu anulua goli i rregullt

Professional Game Match Officials Limited (PGMOL), më vonë pranoi se ishte vendim i gabuar për të mos lejuar golin e Diaz, duke pretenduar se ishte një gabim njerëzor dhe duhej të ishte mbështetur përmes ndërhyrjes VAR.

“Gjyqtarët Darren England (VAR) dhe Dan Cook (ndihmësi i tij në VAR) në ndeshjen Tottenham – Liverpool janë zëvendësuar për ndeshjet Nottingham Forest – Brentford dhe Fulham – Chelsea, përkatësisht për sot dhe nesër në mbrëmje”, thuhet në njoftimin për shtyp të PGMOL. /Telegrafi/ 

Exit mobile version