Telegrafi

Gjyqtarët e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës

(Foto: ffk-kosova.com)

Këtë mesjavë (të mërkurën dhe të enjten) zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe Prishtina luajnë të mërkurën në Drenas, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Shpëtim Murtezi.

Po të mërkurën zhvillohet edhe takimi ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicë, ku gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza.

Trepça ’89 dhe Llapi luajnë të enjten në Mitrovicë, kurse për ndarjen e drejtësisë do të kujdeset Besfort Kasumi.

Burim Jahmurataj është gjyqtari kryesor i sfidës tjetër të të enjtes ndërmjet Istogut dhe A&N.

Të gjitha ndeshjet e kësaj mesjave fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

 

(Foto: ffk-kosova.com)