Telegrafi

Gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Angli

Besar Halimi - Mergim Vojvoda (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

UEFA ka konfirmuar katërshen e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e sotme që Përfaqësuesja e Kosovës e luan ndaj Anglisë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në takimin e fundit eliminator të Euro 2020 të vlefshëm për Grupin A.

Ky takim prestigji për të dy vendet mike pritet të zhvillohet sot (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Lexo po ashtu Detajet e ndeshjes Kosovë 0-4 Angli

Kjo ndeshje e Dardanëve ndaj Tre Luanëve i është besuar gjyqtarëve nga Polonia për ta ndarë drejtësinë.

Pamje nga ndeshja e parë në Angli (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Është vet UEFA që ka konfirmuar emrat e katër gjyqtarëve që do të gjykojnë sot në “Fadil Vokrri”.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë Pawel Gil, ndërsa asistentët e tij do të jenë Konrad Sapela dhe Marcin Borkowski, ndërsa i katërt Daniel Stefanski.

/Telegrafi/