Telegrafi

Gjyqtarët e javës së 13-të në Ipko Superligën e Kosovës, Nuza në derbin

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e javës së 13-të.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Drenicës.

Ky takim do të drejtohet nga Alban Shala me ndihmësit Granit Hyseni e Elvis Bicaj.

Dardan Çaka është deleguar këtë javë për ta drejtuar ndeshjen mes Dukagjinit dhe Prishtinës.

Ndërkohë derbin e kësaj xhiro mes Feronikelit dhe Ballkanit do ta drejtojë treshja e gjyqtarëve Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Lumturije Muhadri.

Të dielën në Mitrovicë në sfidën mes Gjilanit dhe Ferizajt, drejtësinë do ta ndaj Fatmir Tahiri. /Telegrafi/