Gjykata e Lartë Administrative më 12 dhjetor 2016 e ka bërë të pavlefshëm vendimin për lustrim të akademikut Bozhin Pavllovski të Komisionit për verifikimin e fakteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në arsyetimin e gjykatës thuhet se “vendimi i Komisionit për lustrim të Bozhin Pavllovskit është anuluar për shkak të gjendjes së gabuar dhe gjendjes së konfirmuar faktike gabuar”, njofton “Klub Matica”.
Bozhin Pavllovski është lustruar për reagimin e ashpër të tij me rastin e lustracionit të të ndjerit të akademikut Sllavko Janevski.
Akademiku Bozhin Pavllovski është autor i nëntëmbëdhjetë romaneve, me vlerë të lartë nga kritika letrare vendase dhe e huaj. /Telegrafi/