Site icon Telegrafi

Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp do të bëhet film së shpejti

Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp po merr trajtimin e filmave televizivë.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” paditi ish-gruan e tij për shpifje për një shkrim që ajo shkroi në Washington Post në 2018, në të cilin ajo diskutoi përvojat e saj me abuzimin në familje.

Edhe pse emri i aktorit 59-vjeçar nuk u përmend në artikull, avokatët e Depp argumentuan se kjo nënkuptonte se ai ishte i dhunshëm ndaj saj gjatë marrëdhënies së tyre, të cilën ai e ka mohuar kategorikisht.

Mark Hapka (Foto: Getty Images)

Tani, Tubi është duke punuar në një film për betejën gjyqësore, të titulluar “Hot Take: The Depp/Heard Trial”.

Lexo po ashtu Amber Heard pretendon se ka humbur afro 50 milionë euro për shkak të Johnny Deppit

Ylli i “Days of Our Lives”, Mark Hapka do të luajë Deppin në filmin – i cili pritet të shfaqet më 30 shtator – me ish-aktoren e “American Horror Story”, Megan Davis që portretizon Heard.

Skenarin do ta shkruajë autori i “Late Night With Conan O’Brien”, Guy Nicolucci, dhe Sarah Lohman, e cila ka drejtuar “Lifetime’s Secrets in the Woods”, do të jetë gjithashtu prapa këtij projekti.

Meghan Davis (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Melissa Marty do të shfaqet si avokatja e Depp, Camille Vasquez, dhe Marry Carrig do të luajë si këshilltaren e Heard, Elaine Bredehoft.

Pas një gjyqi gjashtë-javor, i cili u transmetua drejtpërdrejt në YouTube me miliona njerëz në mbarë botën, një juri doli në favor të Depp dhe atij iu dha 8 milionë dollarë nga 50 milionë dollarët që kërkoi si dëmshpërblim.

Ndërkohë, aktorja e “Aquaman”, Heard, fitoi një nga kundër-paditë e saj dhe iu dhanë 2 milionë dollarë nga kundërpadia prej 100 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Exit mobile version