14-vjeçarja Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski para se të vriteshin kanë pësuar vuajtje të rënda fizike, sipas provave materiale që Prokuroria ia ka paraqitur gjykatës dhe opinionit, në vazhdimin e sotëm të gjykimit.
Vanja Gjorçevska ka qenë gjallë kur është qëlluar me armë zjarri, tha Prokuroria në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e dyfishtë.
“Nga raporti i autopsisë nuk rezultonte se ajo ishte mbytur më parë. Është gjuajtur nga gjysmë metri, nga pas, në të djathtë. Ajo po ecte mbi baltë para se të likuidohej. Ajo u vra duke u gjunjëzuar”, tha përfaqësuesi i Prokurorisë.
Prokurorja Zhaklina Trajkovska theksoi se Pançe Zhezovski është gjetur në një vrimë të thellë tre metra me diametër prej 1.67 metra. Pranë vrimës së mbuluar me dhe dhe ferra, është gjetur celulari i Zhezovskit si dhe një fishek municioni i kalibrit 9 mm.