Më 12 dhe 26 tetor me leximin e mesazheve SMS, do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale, në të cilën të akuzuar janë disa ish-funksionarë për shkak të keqpërdorimeve në ndërtimin e rrugëve në Shtip dhe Ohër.
Në seancën e sotme për këtë lëndë u dëgjuan “bombat” për të cilat mbrojtja kërkoi që opinioni të përjashtohet. Në “bomba” dëgjohej si ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski e këshillon ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, që zgjedh kompani nga Kina, e cila do t’ju ndihmojë për të marrë kderi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati i mbrojtjes Ellenko Millanov kontestoi disa nga “bombat” për të cilat tha se nuk është konfirmuar autenticiteti i tyre.
Ndërsa prokurorja Lile Stefanova vlerësoi se mbrojtja ka përsëritur ankesat sikur në fjalët hyrëse.
Në këtë lëndë i akuzuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski./Telegrafi/