Site icon Telegrafi

Gjykimi për lëndën “TNT” do të vazhdojë më 9 shkurt

Pas katër orëve, gjykata dhe mbrojtja u morën vesh që dy herë të japin fjalim kryesor, pasi mbrojtja theksonte se nuk dëshiron të flet nëse dëshmitë nuk dorëzohen nga PSP tek mbrojtja.

Avokati Dimitar Dangov në seancë tha se të akuzuarit Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe dy të punësuarit në Komunën e Gazi Babës, nuk janë fajtor për veprën me të cilën ngarkohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pasi PSP do t’i dorëzojë dëshmitë e kërkuara, do të japim plotësime në fjalimin kryesor. Ne me prova do të tregojmë që ndërtimi është jashtë ligjeve ndërtimore dhe është dashur të rrënohet”, tha avokati i Gruevskit, Elenko Milanov.

Seanca për fjalime shtesë dhe dëgjimin e dëshmitarëve është planifikuar për më 9 shkurtë./Telegrafi/

Exit mobile version