Në Gjykatën Penale sot duhet të fillojë prej fillimi gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, së bashku me Mile Janakieskin, Danilla Rangellovan dhe disa persona tjerë.
Sipas vendosjes së re të gjykatësve, lëndën do ta udhëheq gjykatësi Dushan Josifov nga Gjykata Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësi Josifov në opinion është përmendur në vitin 2013, kur si gjykatës hetues ka kryer hetime në vendin ku ndërroi jetë Nikolla Mlladenov, pronari i gazetës javore “Fokus”.
Në lënën “Dhuna në Qendër” i akuzuari i katërt dhe i pestë, Tomisllav Llazarov dhe Jordan Risteski, kanë pranuar fajin dhe u dënuan me kusht, ndërsa për të akuzuarin Dimçe Krstev ka procedurë të veçantë.
11 të akuzurit tjerë janë deklaruar të pafajshëm./Telegrafi/