Site icon Telegrafi

Gjykim maratonik edhe sot për blerjen e Mercedesit luksoz (Video)

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, edhe sot do të mbeten deri në orët e vona të natës në Gjykatën Penale në Shkup, ku po mbahet seancë gjyqësore për rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes”.

Seanca ka filluar në orën 10:30 të mëngjesit, ku Prokuroria Speciale shpalosi dëshmitë me shkrim, ndërsa pasdite gjykimi vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve që ka propozuar mbrojtja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani për rreth dy orë ka dëshmuar vetëm njëri nga dëshmitarët e mbrojtjes, i cili ka qenë në pozitën e shefit të shërbimeve për siguri në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

I akuzuari Nikolla Gruevski gjatë pauzës tha se për një lëndë të tillë të imponohet një ritëm i tillë, tregon se nuk bëhet fjalë për gjykim klasik politik, që sipas tij, nuk ka as në Korenë e Veriut.

Pas pauzës, në seancën e sotme gjyqësore pritet të dëshmojnë edhe dy dëshmitarë tjerë të propozuar nga mbrojtja./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=17&v=QnMILsJB9Tg

Exit mobile version