Telegrafi

Gjykatësja e cila dënoi Gruevskin është kërcënuar me jetë

Dobrilla Kacarska, gjykatësja e cila e dënoi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me dy vite burg, është vënë në mbrotje 24 orëshe policore.

E gjithë kjo ndodh për shkak të kërcënimeve për jetë që ajo i ka marr, pas shpalljes së aktgjykimit.

TV24 raporton se janë angazhuar njësi speciale për të mbrojtur edhe disa gjykatës tjerë të cilët kanë në duar lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Kacarska udhëhoqi me lëndën “Tanku” edhe për ish-ministren e MPB-së, Gordana Jankulloska, për të cilën ka kërkuar kontroll gjinekologjike për të vërtetuar gjendjen e saj me shtatzaninë.

Njiherit ajo e dënoi me nëntë vite, Gjoko Popovskin, ish-ndihmës ministër i MPB-së./Telegrafi/