Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjykatësi nuk u ka lejuar pjesëmarrjen në varrimin e Astrit Deharit, pesë aktivistëve të tjerë që po mbahen në arrest.
“Gjykatësi përgjegjës për montim të rastit ndaj gjashtë aktivistëve të Lëvizjes, sot e paska bërë shkeljen tjetër, duke mos lejuar pjesëmarrjen e Atdheut e Egzonit, e as Adeas, Frashërit e Petritit, në varrimin e Astritit. Ndonëse një gjë e tillë ishte pranuar fillimisht. Por, poshtërsia e këtij pushteti nuk ka fund. Prandaj, ky pushtet duhet të largohet me gjithë poshtërsinë e pashoqe”, ka shkruar Kadaj- Bujupi.
Astrit Dehari vdiq dy ditë më parë në burgun e Prizrenit në rrethana ende të paqarta./Telegrafi/