E veja e aktorit të ndjerë, Paul Walker, nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar që vdekja e burrit të saj ka ardhur për pasojë të mungesës së disa karakteristikave kyçe të sigurisë.
Gjykata amerikane vendosi që kompania Porsche nuk është fajtore për vdekjen e aktorit Paul Walker, transmeton syri.net.
Bashkëshortja e aktorit pretendonte se makinës tip Porsche i mungonte kafazi i sigurisë nga ndonjë përplasje e mundshme.
Kujtojmë që aktori i “Fast and Furious” ndërroi jetë në nëntor të vitit 2013 kur Porsche Carrera GT, me të cilën udhëtonte, bëri aksident dhe mori flakë. /Telegrafi/