Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata themelore Shkupi 1 bën të ditur se seancat gjyqësore për rastin ”Puç” janë shtyrë gjashtë herë për shkak të të akuzuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gjykatës, janë mbajtur 10 seanca kryesore, prej të cilave 6 janë shtyrë, në mungesë të të akuzuarve të cilët kanë qenë në udhëtim zyrtar. Pastaj, 3 seanca janë shtyrë me kërkesë të Prokurorisë SPeciale Publike (PSP). Gjykata i jep këto sqarime për të mos ardhur deri te manipulimi i publikut me procesin gjyqësorë./Telegrafi/