Site icon Telegrafi

Gjykata Supreme vendos: S’ka rinumërim të votave në Prizren e në Prishtinë

Foto: Arkiv

Sot Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjektit politik Vetëvendosje, ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, ka marrë vendim që të pranohet si e bazuar ankesa e subjektit politik Vetëvendosje, dhe të ndryshohet vendimi i PZAP-së, ashtu që refuzohet ankesa e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të rinumërohen-rivlerësohen fletëvotimet e pavlefshme, fletëvotimet e përdorura nga votuesit, por të paplotësuara (të zbrazëta), të cilat kanë qenë në kutinë e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta në vendvotime në Prishtinë. Po ashtu, Gjykata Supreme ka vendosur që të pranohet si bazuar ankesa e subjektit politik Vetëvendosje me seli në Prishtinë, dega në Prizren, dhe të ndryshohet vendimi i PZAP-së, vetëm sa i përket vendim marrjes përkitazi me ankesën e PDK-së, ashtu që refuzohet si e pabazuar ankesa e PDK-së, me të cilën është kërkuar rinumërimi i të gjitha votave, për kryetar komune në vendvotimet në komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /Telegrafi/

Exit mobile version