Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorit të Shtetit ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit ku ka kërkuar mbrojtjen e ligjshmërisë me rastin e arrestimit dhe paraburgimit të zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara nën dyshimin e kryerjes së veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në aktgjykimin e datës 10 tetor 20124 thuhet se “Refuzohet si e pa bazuar kërkesa e Prokurorit të Shtetit për mbrojtje të ligjshmërisë, ushtruar kundër_aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, PN.1.S.nr.165/2023 të datës 31.08.2023 Arsyetim Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.35/2023_e datës 19.08.2023, të pandehurve Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së dhe të pandehurit Ridvan Muharremi, për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Gjykata e Apelit kishte marrë vendim me datë 31 gusht 2023 t’ua ndërpresë masën e paraburgimit Irfan Lipovicës , Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit të akuzuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore nën argumentimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për paraburgimin e të dyshuarve që u kishte caktuar gjykata e shkallës së parë.
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë në Gjykaten Supreme për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor, me propozim që Gjykata Supreme e Kosovës, ta aprovoj si të bazuar dhe të anulohet aktvendimi i gjykatës së shkallës së dytë dhe çështjen ta kthen ne rivendosje.
Gjykata Supreme vlerëson se Prokuroria Speciale nuk ka arritur që të argumentojë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, siç nuk është arritur që argumentohet fuqia provuese e provave se në veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim të bazuar mirë për veprat penale, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, prandaj masa e përcaktuar e paraburgimit nuk ka arritur nivelin e konsumimit të kushteve të paraburgimit. /Telegrafi/