Telegrafi

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt dhe Mustafës

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës.

Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, konferenca mbi ecurinë e çështjes për dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00.

Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë për ecurinë e çështjes më 5 mars në orën 11:00. /Telegrafi/