Lionel Messi ka marrë një lajm fantastik nga Gjykata në Spanjë, pasi çështja e tij në lidhje me dyshimet për evazion fiskal mashtrim dhe pastrim parash nga fondacioni, është mbyllur.
Ylli argjentinas tashmë është i njohur për fondacionin e tij që ndihmon shumë vende të varfëra dhe në ndërtimin e shkollave, sidomos në vendet e Afrikës.
Disa vite më parë ishin ngritur dyshime se pesë herë fituesi i Topit të Artë po bënte evazion fiskal në emër të firmës së tij, por edhe pastrim parash e mashtrime.
Por, sot gjykatësja Maria Tardon ka vendosur që ta pushojë çështjen e ngritur nga një ish-punëtor i Messit që kishte bërë padi.
Gjykata spanjolle vendosi ta mbyllte çështjen, pasi provat e dëshmitarit ishin të bazuara në lajme të pavërtetuara dhe nuk kishte fakte shtesë.
Gjykatësja dekretoi që çështja të mbyllet në nenin 637 të Ligjit të Procedurës Penale pasi ajo nuk sheh asnjë tregues racional se çështja duhet të vazhdohet, ose se ka ndodhur një vepër penale. /Telegrafi/