Site icon Telegrafi

Gjykata spanjolle merr vendim të rëndë për Dani Alvesin, lehtësuese për viktimën e dyshuar

Gjykata e Barcelonës ka përjashtuar që seanca gjyqësore kundër futbollistit Dani Alves për përdhunimin e dyshuar të një të reje në klubin e natës Sutton të mbahet me dyer të mbyllura, me përjashtim të deklaratës së viktimës së dyshuar, megjithëse nuk do të lejojë shpërndarjen fotografive apo të videove.

Me urdhër, seksioni 21 i gjykatës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, akuzën private të viktimës dhe mbrojtjen e Alves që gjykimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, megjithëse garanton masa për mbrojtjen e identitetit të viktimës dhe ballafaqimi i saj vizual me të akuzuarin.

Në këtë mënyrë, media do të mund të ndjekë gjykimin me sinjal të brendshëm, pa transmetuar imazhe apo audio të tij dhe viktima do të dëshmojë e mbrojtur nga shikimi i Alves me një ekran, me imazhin dhe zërin e deformuar.

Lexo po ashtu Aq sa kërkon viktima e dyshuar e sulmit seksual nga Alves, aq është i gatshëm të paguajë Neymar

Imazhi i vetëm i Alves i ulur në stol do të jetë ai i ditës së parë, të hënën e ardhshme, më 5 shkurt, kur agjencitë e lajmeve, në varësi të ‘pishinës’, do të lejohen të bëjnë dhe të shpërndajnë foto dhe video të momenteve para fillimit të seancës.

Gjyqi, në të cilin braziliani përballet me kërkesën e prokurorit për nëntë vjet burg dhe pagesën e dëmshpërblimit prej 150 mijë eurosh, është planifikuar të fillojë të hënën e ardhshme dhe të zgjasë deri të mërkurën, me paraqitjen e rreth tridhjetë dëshmitarëve.

Prokuroria i kërkoi Gjykatës të hënën e kaluar që gjykimi të zhvillohej tërësisht me dyer të mbyllura, duke konsideruar se ishte një masë “e domosdoshme” për të mbrojtur të drejtën e viktimës për privatësi dhe për të shmangur “dëmtimin e rëndë” që mund të shkaktonte një gjykim në gjykatë nga prezenca e mediave dhe publikut, raporton marca.

Lexo po ashtu I akuzuar për sulm seksual, mësohet se me sa vite mund të dënohet Dani Alves

Përkundrazi, Gjykata, në një vendim që nuk mund të ankimohet, megjithëse palët mund ta ngrenë sërish si çështje në fillim të gjykimit, ka rënë dakord që seanca të mos zhvillohet përgjithësisht me dyer të mbyllura, por vetëm deklarata e viktimës, “ për të kombinuar publicitetin e seancave të gjykimit verbal dhe mbrojtjen adekuate të ankuesit”.

Pikërisht, javët e fundit avokati i viktimës ka bërë denoncim në Mossos d’Esquadra për shpërndarjen e një videoje të publikuar në Instagram nga Lucia Alves, nëna e futbollistit, e cila zbulonte identitetin dhe të dhënat personale të viktimës së dyshuar. /Telegrafi/

Exit mobile version