Site icon Telegrafi

Gjykata serbe i cakton ndalim prej 48 orësh Nezir Mehmetajt

Nezir Mehmetajt, kosovarit të arrestuar të premten në pikën kufitare në Merdare nga Policia Serbe, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga gjykata serbe në Beograd.

Mediat serbe, duke u thirrur në Prokurorinë Serbe për Krime të luftës, bëjnë të ditur se Mehmetaj është arrestuar në bazë të një flet arresti të lëshuar nga ky organ

“Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për shkak të veprës penale, ‘krimi luftës ndaj popullatës civile’”, i ka thënë “Tanjugut” zëdhënësi i Prokurorisë për krime të luftës, Vasilije Seratiq, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, Mehmetajt i është caktuar avokati mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Të përkujtojmë se Mehmetaj jeton tash 25 vite në Zvicër dhe kishte qenë për pushime në Kosovë, por për shkak që nëna e tij ishte e sëmurë, ai kishte shkuar në Beograd, për t’ia kryer analizat mjekësore.

Lexo po ashtu Shkon për shërimin e nënës në Beograd, policia serbe e prangos në Merdare mërgimtarin nga Zvicra - familja nuk di asgjë për të

Teksa po kthehej në Kosovë, ishte ndaluar në kufi nga doganierët serbë, duke i thënë se gjendet në ‘Stop listë’.

Lexo po ashtu Pacolli kërkon lirimin e menjëhershëm të kosovarit që u arrestua nga policia serbe

Ndaj arrestimit të Mehmetajt ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të jashtëm të Kosovës, i cili ka kërkuar nga autoritetet serbe ta lirojnë menjëherë, kosovarin që jeton dhe punon në Zvicër. /Telegrafi/

Exit mobile version