Site icon Telegrafi

Gjykata rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e 6 deputetëve demokratë për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.

Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Gazmend Bardhi në korrik të vitit 2022.

Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Gazmend Bardhi kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, nga regjistri i partive politike. Argumentet sipas deputetëve të Këshillit Kombëtar të mbledhur nga Bardhi bazoheshin në vendimin e KAS për dorëheqjen e dhënë nga Lulzim Basha.

Por gjykata me vendimin e sotëm, e rrëzon Kuvendin Kombëtar të Bardhit duke cilësuar si jo legjitim dhe duke pushuar çështjen. /Telegrafi/

Exit mobile version