Telegrafi

Gjykata refuzoi kërkesën e prokurorisë për paraburgim, për personin që tentoi ta sulmojë kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin e prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj, Musli Rexhepi i cili akuzohet se tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhje në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. 

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, avokati Tomë Gashi, i cili tha se është liruar Rexhepi nga propozimi i prokurorisë.

Lexo po ashtu Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

“Propozimi i prokurorit, Blerim Igrishta për caktim të paraburgimit është refuzuar nga gjykata”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, ditë më parë në mbledhjen e mbajtur mes mësimdhënësve të shkollës fillore “Ismajl Qemali” në Prishtinë dhe përfaqësueseve të Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), një prind (gjysh) që ishte prezent në mbledhje, në fund të mbledhjes ka tentuar ta sulmoi , fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. /Telegrafi/