Gjykata Penale në një shpjegim me shkrim ka reaguar në lidhje me deklaratat e Zoran Zaevit dhe Katica Janevës, ku këta të fundit akuzuan Gjyqin për mos transparencë dhe se është nën kontroll të pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata shpjegon se nuk mund t’i parashikojë edhe sëmundjet e anëtarve të Këshillit Gjyqësor, arsyet për të cilën edhe dje (për së dyti herë) sërish u shty seanca për rastin ‘Puç’.
Zoran Zaev dje para Gjykatës në praninë e mediave tha se shtyerja e seancës gjyqësore tregon se gjyqësori është nën kontroll.
Prokuroria Speciale Publike para dy ditëve publikoi dy lëndë të reja në lidhje me ish zyrtarë qeveritarë dhe veprimet e tyre të kundërligjshme. Për këtë Gjykata Penale i ka pranuar dokumentet nga PSP-ja por ende nuk ka vendosur se kush do të jetë gjyqtari për të akuzuarin e parë të PSP-së për nxitje dhune në Komunën Qendër në Shkup. Datën për fillimin e gjykimit do ta bëjnë publike javën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Jo-zyrtarisht mësohet se i akuzuari i parë i PSP-së për këtë rast është Nikolla Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër i cili në lidhje telefonike ka porositur ish-ministrin Mile Janakievski që disa qytetarë të godasin me shuplaka kryetarin e komunës Qendër. /Telegrafi/