Site icon Telegrafi

Gjykata Penale dokumentet për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit i dorëzon në Ministrinë e Drejtësisë

Këshilli Penal në Departamentin për Krim të Organizuar ka kompletuar dokumentet e nevojshme për procedurën për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit dhe i ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë për procedura të mëtejme.

Grujevski dhe Boshkovski janë të paraburgosur në Selanik. Ata dy herë kanë dalur para gjykatës për posedim të pasaportave të rrejshme, por seancat janë shtyrë për shkak të mungesës së përkthyesit, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 1 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkoski akuzohen nga PSP për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrim të sistemit për përgjim në rastet të njohura si “Fortesa”, “Fortesa 2” dhe “Shënjestra”.

Dy ish-agjentët u arrestuan në aeroportin e Selanikut më 18 tetor, duke tentuar të udhëtojnë për në Budapest./Telegrafi/

Exit mobile version