Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar kërkesën e Nikolla Gruevskit për shfuqizimin e masave të përkujdesit, përfshirë marrjen e dokumenteve për udhëtim, me arsyetimin se është e pa bazë/
Në kërkesën e tij, Gruevski kishte shkruar se pasaporta i duhet për udhëtime zyrtare jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Masa e përkujdesit: marrje e përkohshme e dokumenteve për udhëtim dhe ndalesa për dhënie të dokumenteve të reja për kalimin e kufinjve shtetëror dhe masa e marrjes së dokumenteve diplomaitke – mbeten në fuqi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Pasaporta Gruevskit i është marrë më 3 korrik me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 1 me kërkesë të PSP-së, ndërsa masën e përkujdesit e vërtetoi Gjykata e Apelit më 23 korrik./Telegrafi/