Një gjykatë në Hagë vendosi të martën që duhet të hiqet ora policore e implementuar në Holandë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
“Ora policore duhet të hiqet menjëherë”, tha gjykata në një deklaratë, duke shtuar se qeveria ka abuzuar me kompetencat e saj të urgjencës.
“Masa është një shkelje e thellë e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë. Kjo kërkon një proces shumë të kujdesshëm të vendimmarrjes”, shtoi gjykata.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, çështja erdhi nga një grup që protestonin kundër implementimit të kësaj mase e cila është në fuqi nga ora 21:00 deri në 4:30 deri më 2 mars.
Është hera e parë që zbatohet ora e parë policore në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe si rrjedhojë nxiti protesta masive.
Ligji i posaçëm në të cilin qeveria u bazua për ta implementuar orën policore duhet bazohet për “rrethana shumë urgjente dhe të jashtëzakonshme”, tha gjykata të martën. /Telegrafi/