Site icon Telegrafi

Gjykata ka tetë ditë afat për të caktuar gjykimin e të akuzuarve nga Janeva!

Brenda 8 ditëve, Gjykata Penale është e obliguar të caktojë seancë për dy akuzat e para ku dje i raportoi me procedurë të shkurtuar Prokuroria Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Hapen dy lëndë të reja nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë (Video)

‘Ata janë dorëzuar në një procedurë të shkurtuar. Afati i caktimit është 8 ditë. Gjykata menjëherë mund ta caktojë, dhe ne jemi të gatshëm për gjykim’, tha sot Prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

PSP dje ka njoftuar për dy akuza të para të reja. Në akuzën e parë bëhet fjalë për shkatërrimin e provave dhe pajisjeve të cilat janë të akuzuar 7 persona, ndërsa e dyta ka të bëjë me sulmin e komunës Qendër, ku akuzohen 14 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version